Muzeu i Kosovës me shkollë të mozaikut [video]

21 Janar 2017 - 11:08      

Mozaikët e Dresnikut, Gllamnikut dhe Nerodimes, disa nga gjetjet më madhështore deri më tani në fushën e arkeologjisë në vendin tonë, vazhdojnë të jenë një mister për vizitorët.

Por, në Muzeun e Kosovës ka filluar shkolla e mozaikut nga mjeshtri i mozaikut, fituesi i disa rekordeve botërore, Saimir Strati. Ai ka realizuar mozaikun e Shën Terezës dhe pritet vërtetimi nga rekordet Guinnes”, por ai tani është edhe instruktor i kësaj shkolle.

Muzeu i Kosovës, për afro 1 vit, ka krijuar programin “Shkolla e Mozaikut”, në të cilin stafi i këtij muzeu është duke u profesionalizuar në rikrijim të mozaikëve me udhëzime të artistit Saimir Strati.

Mozaikët e gjetur gjatë gjurmimeve arkeologjike në lokalitetet Gllamnik dhe Nerodime po rikrijohen në kuadër të këtij programi, ku pas aftësimit të stafit të muzeut, shkolla do të jetë e hapur për pjesëmarrje edhe për të interesuarit e tjerë.

Për dallim nga materialet e mozaikëve të zbuluar, të cilët po merren si model, në Shkollën e Mozaikëve po përdoren materiale të tjera gjatë procesit të punës praktike, të cilat janë më të lehta për fillestarët, ndërkaq, për teknikën e punës thuhet të jetë mjaft e ngjashme.

Me punën që po bëhet në shkollën e mozaikut dhe me përvojën që po marrin pjesëtarët e saj, po synohet të bëhet një ekspozitë brenda muzeut, që do të jetë si kurorëzim i përvetësimit të kësaj krijimtarie, të cilën vetëm se kanë filluar ta materializojnë dalëngadalë.

Fillimi i Shkollës së Mozaikut ka për synim arritjen e disa qëllimeve, që janë studimi i mozaikëve dhe trajnimet, restaurimi preventiv i mozaikut të Nerodimës dhe Gllamnikut, si dhe krijimi i disa moduleve.

Pikërisht kur do të festojmë 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, Shkolla e Mozaikut do të shënojë 1 vjetorin e fillimit të saj, dhe që atëherë të gjithë të përfshirët vazhdojnë të punojnë me entuziazëm të shtuar, që sa më parë të mësohen dhe kësisoj njohuritë e tyre t’i bartin te të gjithë të interesuarit që do të jenë pjesë e kësaj shkolle në të ardhmen.

Ndërkaq, Saimir Strati, pasionanti më i madh i grupit dhe autori i mozaikut të Shën Terezës në hapësirat e Muzeut të Kosovës, artisti që tashmë ka disa rekorde të Ginisit, pikërisht për mozaikët, ka edhe një përshkrim.

Muzeu i Kosovës me shkollë të mozaikut by kohanet  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...