Toleranca fetare, vlerë autentike e shqiptarëve

21 Janar 2017 - 10:57      

Studiues i profileve të ndryshme shkencore, të cilët janë marrë me raportet e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë te kombi shqiptar.

Fjala është për tolerancën fetare, që lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme, shkruan Nail Draga, sot në Koha Ditore.

Dihet historikisht se besimi te shqiptarët fillon me ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishterimin në shekullin IV, ndërsa më pas me ndarjen e Krishterimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shekulli XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm.

Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t’u përshtateshin rrethanave të kohës. Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsye politike e etnike.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoks kaluan në katolik, pastaj ngjashëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...