21 Janar 2017 - 10:51
Agjencia siriane e lajmeve SANA nuk ka dhënë detaje ashtu siç nuk ka raportuar se cilat janë monumentet e shkatërruara. Pjesëtarë të ISIS-it, vitin e kaluar kanë shkatërruar disa tempuj në këtë lokalitet arkeologjik.
Tetrapilon është platformë në të cilën gjenden katër seri me nga katër kolona, prej të cilëve është ruajtur vetëm ajo bazë e punuar me granit nga Egjipti. Shteti Islamik e mban nën kontroll Palmirën prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur për herë të dytë e poshtoi këtë qytet kanë rikujtuar agjencitë.
Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë e Kulturë (UNESCO), shkatërrimin e radhës të dy monumenteve në lokalitetin e rëndësishëm antik nga ana e ekstremistëve të Shtetit Islamik, e ka quajtur “krim lufte”.
“Është një krim lufte i radhës dhe një humbje e madhe për Sirinë dhe për njerëzimin. Është goditje e radhës ndaj trashëgimisë kulturore, vetëm pak orë pasi UNESCO-ja ka marrë raportet për shkatërrimet në masë të teatrit romak”, ka shkruar Bokova në njoftim. Ajo ka theksuar se ekstremistët po tentojnë të shkatërrojnë jetë njerëzish e monumente historike me qëllim që popullit sirianë t’ia rrëmbejnë të kaluarën dhe të ardhmen, ka raportuar Reuters.
Observetori i pavarur sirian për të drejtat e njeriut, një ditë më parë ka bërë të ditur se pjesëtarë të Shtetit Islamik kanë ekzekutuar së paku 12 veta në Palmira.
Drejtori për mbrojtjen e antikiteteve, Maamoun Abdulkarim, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve AFP, se banorët lokalë i kanë thënë se ekstremistët e kanë shkatërruar tetrapilonin para dhjetë ditësh. Ka shtuar se së fundmi kolegët e tij nga Universiteti i Bostonit ia kanë dërguar fotografitë satelitore ku shihet se është prishur edhe fasada e amfiteatrit romak.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se kjo ishte “tragjedi reale” për trashëgiminë kulturore botërore.
Tetrapilon është njëri prej monumenteve më të njohur në Palmirën antike e në fotografi shihet se prej 16 kolonave kanë mbetur vetëm 4, raporton Reuters.
Shteti Islamik për herë të parë mori Palmirën në vitin 2015 dhe e mbajti nën kontroll për 10 muaj. Forcat qeveritare të përkrahura edhe me sulmet ajrore të forcave ruse, arritën ta rimarrin kontrollin në mars të vitit të kaluar, por në dhjetor ekstremistët sërish e pushtuan këtë qytet antik.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...