Shqiptarët në Jugosllavi dhe gjuha e unjisuar

21 Janar 2017 - 14:48      

Para disa vjetve, në Prishtinë, qè mârrun nji vendim. Simbas këtij vendimi, aty - e prá, prej të gjithë shqiptarëve në Jugosllaví - si gjuhë shkrimi do të përdorej gjuha e unjisuar, ecilla, e imponueme prej regjimit komunist, âsht përdorun dhe po përdoret në Shqipní.

Kjo shprehje, qi âsht pagzue "gjuhe e unjisuar", paraqet te gjitha tiparet e dialektit toskënisht, shkruan Tahir Kolgjini, në serinë “Dy dialektet kryesore dhe pikëpamja e jonë”, pjesa e parë se së cilës është botuar në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Vendimi i marrun si mâ sipër, ndoshta, mund të jetë ndikue nga ndonji rrethânë. Aj, mund të ketë parapamë, ndoshta, ndonji përfundim dobípruës, qi unë, ose nuk mund t'a çmoj, ose nuk mund t'a shfaqij për nji arsye, o për nji tjetër.

Hë për hë mund të na vije ndërmend rrafshi kulturuer dhe tekstet e botueme ne Shqipní, të cillat, mund t'iu apin nji ndihmë shqiptarëve jashta kufinit. Janë arsye të forta, qi nuk mund t'iu mohohet rândësíja. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...