21 Janar 2017 - 13:18
Filmat “Histori maje kulmi” nën regji të Gazmend Nelës, “T’padashtun” nën regji të Edon Rizvanollit dhe “Home Sweet Home” nën regji të Faton Bajraktarit janë projektet kinematografike të cilat do të shfaqen në këtë organizim që mbahet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin “Berlinale”.
Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, filmi “Histori maje kulmi” që do të jepet premierë në EFM është rrëfim për njerëzit që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që rrëfimin e tyre e tregojnë në rrethe jo fort të zakonshme, maje kulmi, shkruan sot Koha Ditore.
E “T’padashtun” flet për një adoleshent i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullon botën.
European Film Market është një ndër tregjet më të mëdha në botë ku takohen kineastë e producentë nga mbarë bota. Krahas shfaqjes së filmave, do të prezantohen edhe projektet në faza të ndryshme. Edicioni i 67-të i “Berlinales” do të mbahet prej 9 deri më 18 shkurt. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...