Akti i fundit i trilogjisë së fatit njerëzor

21 Janar 2017 - 12:17      

Historia më se dymijepesëqindvjeçare e lindjes dhe e zhvillimit të dramës si gjini e mëvetësishme letrare, por edhe si aktivitet krijues teatror, pra e shfaqjes, përgjatë rrugëtimit të vet ka rezultuar me ndarje e klasifikime të llojeve e nënllojeve të shumta zhanresh, formash e stilesh të të shkruarit dramatik dhe të realizimit skenik, po ashtu.

Kështu, një ndër llojet e dramës së shkruar për t’u vënë në skenë është monodrama, shkruan Arian Krasniqi në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Jo rastësisht, ky tip drame, por edhe kjo lloj shfaqjeje teatrore, konsiderohet si më e vështira dhe më kompleksja në kuptimin e artikulimit ideor, tematik dhe të sendërtimit të vizionit artistik.

Megjithatë, rasti i premierës së shfaqjes-monodramë “Lojë e pafund”, me autor Besim Rexhajn e në regji të Fadil Hysajt, e realizuar këtë fillimvit si produksion i teatrit “Dodona”, dëshmoi se historia e sukseseve në teatër mund të shënohet edhe përmes shfaqjeve monodramë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...