21 Janar 2017 - 10:13
Ngjyrat e errëta, ato më të ndezura e portretet përshkruajnë Kosovën në disa kohë, shkruan sot Koha Ditore. Varësisht prej fazave kur janë punuar, tablotë e Alije Vokshit (72) ndryshojnë edhe për nga nuancat.
E titulluar “Përmes shpirtërores në art” ekspozita e hapur të enjten mbrëma, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, mund të shihet edhe si ekspozitë retrospektive.
Femra e parë shqiptare në Kosovë që diplomoi në pikturë, ka shpalosur krijimtarinë e saj prej kohës së studimeve e deri në ditët e sotme. Mjeshtrja e portreteve që më 1968 ka diplomuar në Beograd nëpërmjet afro 40 pikturave i ka dhënë një tjetër pamje Galerisë së Fakultetit të Arteve.
Periudhat e ndryshme prej viteve ‘60 e deri më sot e ndajnë në disa cikle krijimtarinë e Vokshit. Tablotë e zymta “flasin” për luftën kur artistja kujton se mbaheshin dritaret të mbyllura.
E portretet sjellin gjendjen shoqërore të njerëzve gjatë një gjysmëshekulli. Ekspozita me muratorë Genc Rezniqin e Mehmet Behlulin, është cilësuar si shpalosje e një krijimtarie të veçantë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...