Kosova midis “çlirimit” e “okupimit” deri te pavarësia e Shqipërisë

21 Janar 2017 - 10:56      

Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912, e udhëhequr nga Hasan Prishtina, fillimisht synonte autonomi territoriale brenda Perandorisë Osmane, me njohje zyrtare të kufijve të territorit me shumicë shqiptare dhe me autoritete civile e ushtarake të kombësisë shqiptare.

Pas futjes nën kontroll të territorit të Kosovës, në verë të vitit 1912, udhëheqësit kryengritës shqiptarë, për arsye të përçarjeve të brendshme, ndryshe prej platformës politike fillestare për autonomi territoriale, paraqitën një platformë të re politike me 14 kërkesa (që njihen si 14 pikat e Hasan Prishtinës) e që parashihte autonomi joterritoriale, sepse në të nuk kishte fjalë eksplicite as për ushtrinë e as për kufijtë e Shqipërisë.

Në këto pika trajtoheshin kryesisht arsimi, bujqësia, tregtia e transporti, por përfshihej edhe shpallja e amnistisë së përgjithshme për kryengritësit, dëmshpërblimi për shpitë e shkatërruara dhe hedhja në gjyq e kabineteve qeveritare të Turqve të Rinj, shkruan Shkëlzen Gashi, në pjesën e gjashtë të serisë mbi tekstet mësimore të historisë të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, botuar në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...