Arti i dramës shqiptare në diktaturë

21 Janar 2017 - 09:52      

I tërhequr e fjalëpakë mund të përshkruhet krejt në fillim njëri prej piktorëve shqiptarë që më shumë u pa si njeri që merrej me dekor sesa me pikturë.

Alush Shima (75) jo që nuk “shihej” në Shqipërinë komuniste, por edhe sot e kësaj ditë nuk është fort prezent në media, e as me ekspozita brenda hapësirave shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe në ekspozitën “Në zgjerim të intimes” që është hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës, para dy javësh, Shima nuk ka folur shumë për veprat e tij. Bile, disi me përtesë është prezantuar edhe para mediave.

Tejet fjalëpakë. Aso që krijon përshtypjen se nuk e ka hiç në qejf të flasë. Por ishte një kohë që Shima edhe po të donte nuk guxonte të fliste për atë që mendonte.

Madje as të pikturonte ashtu siç kishte dëshirë. I lindur në vitin 1942, Shima gjatë periudhës komuniste, pos si student, nuk ka ekspozuar më. Pikturat e tij nuk pëlqeheshin nga diktatura. As ato që paraqisnin portrete e natyra të qeta.

Por ai zgjodhi rrugën e vetmisë. Thotë se u mbyll në studio dhe fshehurazi la shenja me brushë ashtu siç ia kishte qejfi. Këtë e dinte ai dhe gruaja e tij. Askush tjetër. E kundërshtoi regjimin i vetmuar dhe diktatorit i dha imazhin e gomarit dhe përbindëshit. E shpëtimi i tij ishte heshtja. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...