20 Janar 2017 - 12:09
Edhe pse janë simbolike, ka prej atyre që nuk kanë ndërmend as të fusin në plan gjenerimin e mjeteve prej produkteve artistike që ofrojnë për publikun. Teatri Kombëtar i Kosovës bashkë me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” kanë arritur të sigurojnë 50 mijë e 263 euro e 80 centë, por këto institucione bashkë me Baletin Kombëtar të Kosovës, Filarmoninë e Kosovës, Galerinë Kombëtare të Kosovës, ansamblin e këngëve dhe valleve popullore “Shota”, Qendrën Kinematografike të Kosovës e “KosovaFilmin”, kanë pasur buxhet vjetor prej 2 milionë e 539 mijë e 427 eurosh.
Kësisoj i bie që nuk kanë arritur të nxjerrin as dy për qind të buxhetit që kanë pasur në dispozicion për vitin që shkoi.
Teatri Kombëtar i Kosovës ka arritur të mbledhë 13 mijë e 675 si të hyra vetjake, përderisa vetëm për projekte i kishte në dispozicion 340 mijë euro. Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka inkasuar 13 mijë e 605 euro e Biblioteka Kombëtare ka arritur të sigurojë 23 mijë euro, edhe pse buxhetin për vitin që shkoi e kishte 589 mijë e 932 euro.
Galeria Kombëtare e Kosovës ekspozitat i ofron pa pagesë përderisa për organizimin e tyre ka pasur buxhet prej 155 mijë eurosh. Të hyra nuk kanë realizuar as Qendra Kinematografike e Kosovës, që kishte buxhet prej 749 mijë eurosh, ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” me 155 mijë euro, Filarmonia e Kosovës me 315 mijë euro, Baleti Kombëtar i Kosovës me 205 mijë euro dhe Galeria e Ministrisë së Kulturës me 28 mijë e 500 euro buxhet vjetor.
Pos Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, që në buxhet i llogariten edhe pagat e punonjësve, institucionet e tjera buxhetin e ndarë nga Ministria e Kulturës e shpenzojnë vetëm për projekte përderisa punonjësit nuk janë barrë e këtyre mjeteve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...