Artistë nga Kosova e Turqia me “Ngjyrat e mërgimtarëve” në Stamboll

20 Janar 2017 - 10:05      

Prishtinë, 20 janar - Një ekspozitë kolektive është vënë në dispozicion të adhuruesve të artit në Stamboll duke bërë bashkë shembuj unikë të artit të gjashtë artistëve nga Kosova e Turqia. Ekspozita me titull “Ngjyrat e mërgimtarëve” është hapur në galerinë e Komunës së Beshiktashit për nder të 50-vjetorit të themelimit “Kosovo Prizren Culture and Solidarity Association”.

Artistët Eshref Qahili dhe Daut Hamolar kanë udhëtuar nga Kosova për t’u prezantuar në ekspozitën e përbashkët me artistët që kanë prejardhje nga Prizreni, İsmet Bölükemini, Pesent Doğan, Gültekin Serbest dhe Fevzi Tüfekçi. Ky i fundit është edhe kurator i ekspozitës me tridhjetë vepra që do të qëndrojë e hapur deri më 22 të këtij muaji.

Eshref Qahili, artisti nga Kosova që aktualisht ndodhet në Turqi, ka thënë se në “Ngjyrat e mërgimtarëve” është prezantuar me tri vepra të ciklit “Imazh i paharruar”.
“Ishte një pritje shumë e mirë nga audienca. Po ashtu ishte mirë që u prezantuam gjashtë artistë dhe çdonjëri ishte i veçantë në temë dhe stil”, ka thënë Qahili.

Sipas tij, në hapjen solemne të ekspozitës që u bë në fillim të javës morën pjesë përfaqësues të Komunës së Beshiktashit dhe ata të Qendrës së Kulturës Kosovare në Stamboll.
“U realizua një ekspozitë e nivelit mjaft të lartë dhe interesimi ishte i madh. Edhe gazetat e televizionet i kanë dhënë goxha publicitet”, ka thënë ai. Portali informativ “dailysabah.com” ia ka dedikuar një artikull të gjatë ekspozitës. Kuratori Fevzi Tüfekçi për “Anadolu Agency” ka thënë se veprat e ekspozuara në “Ngjyrat e mërgimtarëve” janë të formave e teknikave të ndryshme (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...