Ismail Kadare në Paris, takim në nderim të figurës së tij

19 Janar 2017 - 09:42      

Tiranë, 19 janar - Në Paris do të mbahet një takim letrar më 24 janar në nderim të figurës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku do të diskutohet dhe për librin e tij “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Ky takim letrar do të moderohet nga Antoine Boussin, me prezencën e njerëzve të artit parisien dhe me një numër të limituar të audiencës, bën të ditur atsh. Takimi zhvillohet në selinë e Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez.

Kadare ka fituar çmimin Man Booker në vitin 2005, Çmimin Princi i Asturias në vitin 2009 dhe Çmimin Jerusalem në vitin 2015-të. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...