19 Janar 2017 - 11:03
“Dy rrugët e Idromenos” është titulluar ekspozita e kuruar nga Adrian Paci, që do të hapet në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës. Ekspozita do të hapet më 26 janar dhe do të jetë në dispozicion të vizitorëve deri më 30 të muajit prill.
Një ditë pas hapjes së ekspozitës, kuratori do të zhvillojë një bisedë me ata që duan të flasin për “Dy rrugët...” dhe artin në përgjithësi. Adrian Paci është artist shkodran që ka bërë emër nëpër botë dhe që më 1999 kishte përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Venecias.
Kolë Idromeno u lind më 15 gusht të vitit 1860 në Shkodër, ndërsa vdiq më 12 dhjetor të vitit 1939. Ai ishte piktor, arkitekt, fotograf, skenograf, muzikant e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte nismëtar i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri, më 1919 (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...