19 Janar 2017 - 10:00
Më datat tetë dhe nëntë të muajit shkurt, këtë kamion, pas një rrugëtimi nëpër vende të ndryshme, e pret ndalesa në stacionin e radhës. Do të jetë gjëja e parë me të cilën mysafirët e samitit të “Lush Cosmetics Summit 2017” do të përballen. Bëhet fjalë për instalacionin e artistes kosovare, Alketa Xhafa-Mripa, e cila jeton në Londër.
Me këtë instalacion të cilin për herë të parë ajo e prezantoi në shtator të vitit të kaluar në “British Museum”, ajo fton refugjatët që të diskutojnë për atë nëpër të cilën kanë kaluar, arsyet se përse e kanë lëshuar vendin e tyre, ndërsa atyre që nuk i përkrahin mëton t’ua përkujtojë se si para 17 vitesh kur Kosova ishte në luftë, shumë shqiptarë u mirëpritën në një vend si Anglia. Ta kthej kujtesën e anglezëve për zemërgjerësinë që ata kishin treguar kur kosovarët ishin në nevojë dhe të vë në pah ndryshimet që kanë ndodhur prej vendimit që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian.
Aty përthekohen eksperiencat e hidhura të refugjatëve dhe i fton që të imagjinojnë një të ardhme më të ndritur. Krejt këto i bën me kamionin të cilin e shfrytëzon si instalacion. Kësaj radhe ai do të ndalet në rrugën “Oxford” në Londër për t’u bërë pjesë e kampanjës së “Lush Cosmetics”, i cili këtë vit ka fokusin në luftën e varfërinë dhe të drejtat e njeriut (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...