Gjashtë muaj pa asnjë hap drejt ndryshimit e Ligjit për kinematografinë

19 Janar 2017 - 08:58      

Prishtinë, 19 janar - Ministria e Kulturës nuk ka bërë asnjë hap për rinisjen e hartimit të Projektligjit të ri për kinematografinë, edhe pse janë bërë gati gjashtë muaj prej kur ky institucion e ka tërhequr një version nga Kuvendi i Kosovës.

Në gusht të vitit që shkoi, ministri i Kulturës, Kujtim Shala, pasi e kishte tërhequr Projektligjin nga Kuvendi kishte thënë se procedurat për hartimin e tij, duhej të niseshin nga fillimi. Por, MKRS-ja nuk e ka gati as konceptdokumentin që është hapi i parë drejt inicimit të procedurave për hartimin e Projektligjit.

Madje, nuk e ka formuar as grupin punues për përgatitjen e koncepdokumentit. Nuk ka as një afat se kur do të nisë ky proces.

“Ende nuk është formuar grupi punues për hartimin e konceptdokumentit, i cili duhet të miratohet në qeveri për të vazhduar më pas hartimin e Projektligjit”, ka thënë Feim Hoxha, drejtor i Departamentit ligjor në MKRS. Sipas tij, nëse koncepdokumenti do të jetë i gatshëm brenda një periudhe të shkurtër, Projektligji për kinematografi mund të hyjë sivjet në pakon legjislative të Qeverisë.

Por për drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, kjo çështje nuk është urgjente. Sipas tij, punët në fushën e kinematografisë janë duke shkuar mirë edhe me Ligjin aktual që është në fuqi prej vitit 2004.

Shoqata e Producentëve e Kosovës kishte qenë më e zëshmja sa u përket mospajtimeve me disa nene të Projektligjit për kinematografinë.
Kryetarja e kësaj Shoqate, Blerta Basholli, ka thënë se hartimi i një projektligji të ri duhet të fillojë sa më shpejt (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...