18 Janar 2017 - 10:50
Ky institucion është në kërkim të projektuesit që do të parashikojë sesi do të duket objekti në të cilin do të vendosen eksponatet e natyrës, që aktualisht ndodhen në Muzeun e Kosovës. Deri më 31 të muajit mars është afati për dorëzimin e aplikacioneve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Objekti i Muzeut të Historisë së Natyrës do të ndërtohet në Fushë-Kosovë, në hapësirën që quhet “Te Pishat”, në fshatin Sllatinë e Vogël, dhe për finalizimin e tij duhen mbi 1 milion euro dhe tre vjet kohë.
Mbi një mijë sosh që gjenden në bodrumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës në qershor të 2001-it ishin zhvendosur nga objekti i tyre në kompleksin e Muzeut Etnologjik. Në vitin 2013, këto eksponate ishin nxjerrë nga bodrumi i Muzeut për herë të parë, 12 vjet pas luftës. Vetëm asokohe 100 eksponate kishin përfunduar në bërllok, pasi ishin shkatërruar. Numri i tërësishëm ka qenë 1.812 eksponate, meqë përfshihen edhe insektet. Një pjesë e tyre është bartur në Beograd në kohën e luftës.
Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë e të Sportit, ka thënë se sipas kornizës afatmesme ky projekt planifikohet të finalizohet në vitin 2019... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...