18 Janar 2017 - 09:47
Artin e ka quajtur, shpëtim nga pakuptimësia, një “eurekë për shpëtim në këtë botë zombish”. E ka përshkruar disa herë edhe këtë lloj ambienti dhe shtegdaljeje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Njëri prej aktorëve më të shquar nga vendet e ish-Jugosllavisë, në një konferencë për media, sebep i së cilës është bërë roli i tij në filmin “Njeriu i dosjeve”, nën regji të Ismet Sijarinës, ka folur gjerë e gjatë edhe për politikën, retorikën nacionaliste, kufijtë me viza midis BH-së e Kosovës... Intro ka qenë triptiku i impresioneve për qëndrimin e tij në kryeqytetin kosovar dhe rolin që ka në film. Ka nisur me përmbajtjen e filmit.
“Me përgjegjësi them se do të jetë njëri prej filmave të rëndësishëm në rajon e jo vetëm si film përfaqësues i Kosovës”, ka thënë aktori me një karrierë prej më shumë se tri dekadash, emri i të cilit haset gati në çdo film të suksesshëm që është realizuar në vendet e ish-Jugosllavisë.
Të dytin e ka radhitur takimin me producentët dhe regjisorin. “I treti është fascinimi im i plotë me Kosovën e Prishtinën. Sepse unë nuk kam qenë asnjëherë këtu. Kam qenë shkurt në vitin 1986 në Prizren, dhe pak në Prishtinë me shfaqjen ‘Audicioni’. Janë kujtime në gjurmë, sikur një déjà vu...”. Ftesa për të luajtur në filmin kosovar, që në anglisht mban titullin “Cold November”, i ishte bërë katër muaj më parë. Është roli i tij i 60-të në film. “Jubilar dhe ndodh në Kosovë”, ka thënë ai.
“Njeriu i dosjeve” trajton jetën në vitet ’90, në Kosovë.
Në këtë film luajnë pos Emir Haxhihafizbegoviqit edhe Kushtrim Hoxha, Majlinda Kosumoviq, Lum Veseli e Gordana Boban... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...