17 Janar 2017 - 14:18
Pavlensky ka marrë vëmendje të madhe viteve të fundit duke protestuar nëpërmjet performancave artistike ku qepte buzët në mbështetje të anëtareve të atëhershme të grupit “Pussy Riot”, që shfaqeshin hapur kundër presidentit Vladimit Putin.
U shqua për performancën i ulur në dyert e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) që është një prej organizatave pasuese të KGB-së së dikurshme të ish-Bashkimit Sovjetik. Artisti po ashtu me performancë të njëjtë kishte qëndruar edhe në Sheshin e Kuq në Moskë. Aksionet e tij kanë për qëllim që të tërheqin vëmendje sa i përket protestës kundër ligjeve që i konsideron shtypëse.
Pavlensky ka ikur bashkë me partneren Oksana Shalygina dhe dy fëmijët e tyre në dhjetor, pasi ata ishin arrestuar pas kthimit në Aeroportin e Moskës, Sheremetyevo. Ata ishin marrë në pyetje nga hetuesit shtetërorë për disa orë dhe më vonë kishin mësuar se kjo kishte lidhje me dyshimet për një krimi seksual kundër një aktoreje.
Përderisa nuk e dinë nëse është hapur ndonjë rast kundër tyre në formë zyrtare, çifti ka ikur nga Rusia. Edhe pse të rrezikuar gjatë ikjes, ata në mes të dhjetorit kishin dalë në Ukrainë.
Pavlensky të hënën ka thënë se beson që ishte futur në një kurth, duke krahasuar veprimet e pushtetit aktual me denoncimet që çuan në burg një masë të madhe njerëzish përgjatë epokës sovjetike. “Përndryshe pas qëndrimit në burg për dhjetë vjet, ne do të mund të përshkruanim se si jemi bërë viktimë e një skeme të përgatitur nga sigurimi i shtetit”, ka thënë ai në intervistën e parë pas ikjes, duke shtuar se Rusia e Vladimir Putinit është shndërruar në shtetet autoritar dhe jotolerante ndaj zërave që nuk pajtohen me veprimet e shtetit.
“Nuk mund të them se kam qenë një kërcenim, pasi shumë para janë shpenzuar për propagandë... kam ndërmarrë disa aksione dhe kjo është një goditje e makinës propaganduese”, ka thënë ai.
Përderisa ministri i Punëve të Brendshme i Rusisë dhe Komiteti i tij hetues nuk i janë përgjigjur me një koment Reutersit, të hënën, disa miq të aktores që ka bërë akuzën e kanë përkrahur atë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...