Foto: Koha

Parregullsitë e Ministrisë së Kulturës lënë pa punë 79 veta

17 Janar 2017 - 09:44      

Prishtinë, 17 janar - Zana Bërveniku ka shtatë vjet punë si zyrtare e marketingut në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Pavarësisht kërkesave, asnjëherë nuk ka marrë kontratë të rregullt pune. Bashkë me Bervenikun janë 79 zyrtarë që kanë punuar me Marrëveshje për shërbime të veçanta e që nuk iu janë vazhduar të ashtuquajturat kontrata mbi vepër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Kulturës tashmë ka marrë vendim që prej 99 zyrtarëve me këtë status, do të mbesin të angazhuar vetëm 20 sish, që janë në listën e pagave.

“Tash e shtatë vjet punoj në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Nuk mund ta paramendoj këtë”, ka thënë Berveniku për vendimin e marrë më 5 të këtij muaji.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, ka thënë se konform planit të veprimit në bazë të gjetjeve të Zyrës së Auditorit janë marrë masat e duhura.

“79 zyrtarëve nuk u është vazhduar kontrata pas muajit dhjetor. Kemi vepruar sipas rekomandimeve të Komisionit që e kemi emëruar për këtë çështje”, ka thënë Firzi.

Vendimi është pasojë e gjetjeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Në Raportin për vitin 2015, kjo gjetje cilësohet si “Rekrutime të parregullta”. Aty shkruhet se numri i të angazhuarve me kontrata për shërbime të veçanta në MKRS gjatë vitit 2015 kishte arritur në 100... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...