“Home” me çmim në Kaliforni hap rrugë drejt festivaleve të radhës

17 Janar 2017 - 08:27      

Pas shfaqjes së suksesshme nëpër disa festivale, filmi i shkurtër i regjisores së re kosovare, More Raça, rrëmbeu çmimin e parë në Kaliforni.

“Home” u zgjodh më i miri në kategorinë “Best Featurette” në festivalin “Idyllwild International Festival of Cinema”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky film i cili bazohet në ngjarje të vërtetë e që paraqet konfliktin për çështje të trashëgimisë në mes vëllait e motrës, shënoi suksesin e parë, pas disa paraqitjeve nëpër disa vende qëkur u dha premiera në shtator të vitit të kaluar në “Raindance Film Festival” në Britani të Madhe.

Me çmimin në Kaliforni, Raça thotë se i janë hapur dyert rrugëtimit të filmit nëpër festivale. “Idyllwild International...” i cili këtë vit mbajti edicionin e tij të tetë, nga mediet botërore vlerësohet edhe si “Sundance i vogël” e “më i miri festival i vogël i filmit në botë”.

“Filmi gjatë muajit mars do të shfaqet edhe në Bilbao të Spanjës dhe në Dublin të Irlandës, në muajin korrik do të shfaqet në ‘One Country One film’ në Francë dhe gjithashtu do të ketë edhe pjesëmarrje të tjera të cilat me kohë do t’i bëjmë publike”, ka thënë Raça. Ajo shpreson se filmi i saj në të cilin luajnë - Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça dhe Gani Morina - së shpejti të shfaqet për publikun kosovar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...