Saimir Pirgu tërheq vëmendjen e shtypit australian, rrëfen emocionet e kryeveprës “King Roger”

16 Janar 2017 - 09:24      

Tiranë, 16 Janar - “Mbreti Roger” është si të dëgjosh “Turandot” dhe “Tristan” në të njëjtën kohë, shkruan shtypi australian.

Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka tërhequr vëmendjen e shtypit të specializuar muzikor australian teksa përgatitet që të nisë një seri shfaqjesh të King Roger në Sidney Opera House duke filluar nga 20 janari deri më 15 shkurt.

Në një intervistë për Limelight, një revistë e specializuar për muzikën klasike dhe artet, i kushtohet një diskutim i gjatë sfidës dhe ekzaltimit të tenorit shqiptar në rolin e Shepherd në kryeveprën operistike të kompozitorit polak Szymanovski.

“Szymanovski ishte krejt një botë e re për mua meqë unë konsiderohem normalisht një këngëtar i repertorit italian, pasi kam kënduar shumë nga “bel-canto”, Mozart dhe Verdi. Por nëse Royal Opera të kërkon për të bërë tërësisht një produksion të ri me Kasper Holten si regjisor dhe Antonio Pappano si dirigjent, pse jo. Unë mora shumë kohë duke u përgatitur për rolin, duke punuar me një trajner polak. Një pjesë e mirë e trupës ishin polakë. Po ashtu këngëtari kryesor Mariusz Kwiecień, ishte polak ndaj duhet të përgatitesha mirë. Unë këndoj në shumë gjuhë dhe flas mirë 5 prej tyre, por gjuha polake është më e vështira që më është dashur të mësoj”, kujton Pirgu.

Opera “Mbreti Roger” ishte një sukses i jashtëzakonshëm vitin e kaluar në Royal Opera House në Londër madje 12 shkurti mund të rezervojë surpriza pasi opera ku interpreton edhe tenori shqiptar është nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Opera Recording” , transmeton RTSH. Saimir Pirgu gjatë vitit të kaluar realizoi me sukses edhe turin për promovimin e albumit të tij të parë solo me titullin “Il mio Canto”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...