Kryeveprat e artit italian ekspozohen në Tiranë

16 Janar 2017 - 10:08      

Prishtinë, 16 janar - Koleksioni i rrallë me më shumë se 100 kryevepra të artit italian është shpalosur në Galerinë Kombëtare të Artit në Tiranë.

“Kryeveprat e artit italian të viteve 1900” është një prej ekspozitave më të mëdha të artit evropian, me koleksion pikturash origjinale të mjeshtërve që është hapur të dielën në Tiranë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Figurat e mrekullueshme femërore, portrete të personazheve të famshme, pamjet e qytetit të përjetshëm dhe të fshatit romak e natyra të vdekura, janë subjektet kryesore të trajtuara nga artistët protagonistë të ekspozitës.

Mes tyre Giacomo Balla, Carlo Carrà, Giorgio de Chirico, Fortunato Depero, Renato Guttuso, Giacomo Manzù, Tato, Giulio Turcato. Këta janë vetëm disa prej 60 artistëve, veprat e të cilëve tashmë kanë zënë vend në galeri. Mbi 100 kryeveprat e artistëve të njohur romakë janë përzgjedhur nga fondi prej 3.000 veprash i Galerisë së Artit Modern në Romë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...