“Gruaja e diktatorit” që i parashikoi ngjarjet politike

15 Janar 2017 - 21:30      

Opera titullohet “The Dictator’s Wife”. Aty, gruaja tërheqëse e një lideri autoritar politik vajton sfidat e pozitës së saj: protestuesit që fishkëllejnë jashtë derisa bashkëshorti e mbulon me dhurata të shtrenjta, e detyron veten t’i përgjigjet seksualitetit të saj tek e fsheh dhe dridhet nga frika në banjë me çantën me kodet nukleare.

Kjo është pyetja për Operën Kombëtare të Washingtonit, që është dhënë premierë botërore të premten mbrëma, një javë para inaugurimit presidencial: a është opera “Grand Guignol” puro farsë? Ose thjesht ka mundësi të jetë për Melania Trumpin?

Kompozitori i operës, Mohammed Fairouz, 31 vjeç, nuk ka sekrete për bindjet e tij politike, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Ai është një autor krejtësisht i sinqertë i tërhequr nga trashëgimia e tij arabo-amerikane, kur shkruan kolumne për “Foreign Policy”, “Independent” dhe të tjera.

“Kam dashur ta bëj këtë (ta sjellë në këtë produksion lidhjen me Donald Trumpin) në një apo tjetër mënyrë, qoftë nëse humb apo fiton ai”, thotë kompozitori. Tani, “matineja jonë përmbyllëse është pesë ditë para inaugurimit. Nëse do ta kishim inskenuar këtë në një shtet aziatiko-jugor, do të dukeshim si idiotë”.

Francesca Zambello, drejtoreshë artistike e Operës Kombëtare të Washingtonit, ndihet ndryshe. Produksioni “nuk është inskenuar në Shtëpinë e Bardhë”, thotë ajo. “Nuk është për presidentin e sapozgjedhur apo gruan e tij”. Por ajo shton se “natyrisht që ka analogji me këdo që merr pushtetin”.

And McSweeny, drejtor artistik, i cili ka qenë përgjegjës për dy premierat e kaluara botërore në këtë shtëpi operistike, është duke u përpjekur të gjejë një mes.

“Kjo është operë njëorëshe, jo skicë e ‘Saturday Night Live’”, ka thënë ai nëpërmjet telefonit, para një prove në studiot “Takoma Park”. “Mendoj se do ta dëmtonim nëse do të ishte e kufizuar kësisoj” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...