15 Janar 2017 - 19:22
Megjithëse gjiganti IBM (International Machines Buissnes) paraqitet në film - mjaftueshëm sa të mbushë një dhomë dhe shumë më pak i fuqishëm se telefonat që sot bartim në xhep - kompjuterët më të fuqishëm janë tri gratë afrikano-amerikane të cilat punojnë për NASA-n në Hampton të Virgjinias, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Të punësuara për futjen e të dhënave e që iu refuzua njohja apo promovimi, ato luajtën rol kryesor në programin hapësinor të Amerikës.
Bazuar në librin jofiktiv të Margot Lee Shetterly, me të njëjtin titull, nën regji të Theodore Melfi (i cili e shkroi skenarin bashkë me Allison Schroeder) gërsheton karrierat e Katherine Goble, Mary Jackson dhe Dorothy Vaughan, teksa i kthen në kremtim të meritës, shpërblimit dhe këmbënguljes.
Sikur shumë filma të tjerë që trajtojnë temën e racizmit, edhe ky sjell histori të guximit, talentit dhe llogaritje të vonuar të mëkateve të së kaluarës. Po ashtu, sikur shumë filma për depërtimin në botën reale, “Hidden Figures” është i kënaqur të qëndrojë brenda konventave të krijuara.
Historia mund të jetë e re për shumicën e shikuesve, por mënyra se si është rrëfyer mund të jetë e njohur për të gjithë, përveç të rinjve. Kjo jo domosdo është një gjë e keqe. Ka diçka që mund të thuhet për historinë e rrëfyer mirë me moral të pastër dhe aspekt të kënaqshëm emocional.
Melfi, filmi i kaluar i të cilit të thyente zemrën, “St. Vincent” me Bill Murrayn, e di mirë se si ta prekë publikun në aspektin emocional pa e tepruar. Ai beson te aftësitë e tij, interesin e brendshëm të materialit dhe - mbi të gjitha – talentin dhe dedikimin e kastës. Prej një skene në tjetrën, publiku pak a shumë mund ta dijë se çfarë vjen, por është kënaqësi e madhe t’i shohësh ata aktorë duke bërë punën e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...