Dokumentari në errësirën e Holokaustit

15 Janar 2017 - 17:15      

Filmi më i rëndë që u dha javën e kaluar është 72 vjet i vjetër, dokumentar bardhezi, i cili ka qenë i fshehur për dekada. Titullohet “German Concentration Camps Factual Survey”.

Filmi, apo pjesë të tij janë parë brenda vitesh nëpër festivale apo muze dhe ka qenë subjekt i disa dokumentarëve, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Por tani është shfaqur në “Cinema Village” në Manhattan, duke shënuar lansimin e parë të plotë në publik.

Janë incizime nga kameramanët amerikanë e ata rusë të cilët i shoqëruan trupat e “Allies” kur ata për herë të parë erdhën në kampet naziste të përqendrimit në vitin 1945. Filmi është i rëndë për ta parë.

Sekuenca të gjata shpalosin pamje groteske, trupa të zhveshur të pajetë, të zvarritur, të bërë grumbull dhe të hedhur në varreza masive. Më pak grafike, por jo më pak të fuqishme janë xhirimet e turmave të gjësendeve personale që u konfiskoheshin të burgosurve - një mal me syze, valixhe, lodra fëmijësh.

Producenti britanik Sidney Bernstein kishte marrë përsipër që të mblidhte pamjet dhe ta shndërronte në një film, i cili do të shërbente si dëshmi për ekzistencën e kampeve dhe tmerreve. Por ndryshimet në prioritetet e “Allies” rezultuan në materiale - duke përfshirë pesë shirita dhe një skenar - që u vendosën në raft dhe zyrtarisht u shuan.

Një ekip në “Imperial War Museums” në Britani në vitin 2008 nisi restaurimin e filmit duke përfshirë edhe shiritin e pestë të pakompletuar. Manohla Dargis në analizën e saj për “The New York Times” e ka quajtur restaurimin “akt i jashtëzakonshëm i rikuperimit dhe historiografisë së kinemasë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...