15 Janar 2017 - 15:10
Më 1777, mbretëria myslimane e Marokut u bë shteti i parë në botë që formalisht i pranoi Shtetet e Bashkuara si komb sovran, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Më 1786, kur Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për mbrojtje nga piratët e Afrikës së Veriut, që vidhnin anije dhe skllavëronin ekuipazhin, u nënshkrua Traktati i Tirpolit, që deklaronte se “qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në asnjë sens nuk është e themeluar mbi religjionin e krishterë, sikurse nuk ka asnjë karakter të armiqësisë kundër ligjit, religjonit ose qetësisë së myslimanëve”.
Në vitin 1785, George Washington deklaroi se do të mirëpriste punëtorët myslimanë në malin Vernon. Më 1786, Jefferson triumfoi në nismën e tij për vënien e lirisë fetare në Virginia, duke bindur një shumicë dërrmuese të legjistalturës që të refuzonin përpjekjet për të përfshirë Jezu Krishtin si autoritet religjioz në draftligje. Jefferson më vonë deklaroi se kjo ishte një nga tri arritjet e tij më të mëdha.
Duket qartë se disa prej themeluesve tanë ishin shumë rehat me zgjerimin e lirisë fetare, duke përfshirë islamin. Ata duhej të ishin të tillë. Islami nuk u shfaq në Amerikë për një ditë, sikur të ishte turist i entuziazmuar.
Amerika e kishte importuar atë kur ne sollëm skllevër nga Afrika, e që 20 për qind prej tyre ishin myslimanë. Kjo nuk çon në atë se të parët tanë kolonialë e dëshironin shpërndarjen e islamit. Askush që ndjek një religjion të veçantë nuk ka dëshirë që konkurrenca të lulëzojë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...