Foto: Koha

Mulliri i vetëm përballë Tabakhanes

15 Janar 2017 - 13:00      

I ftohti e ka ngrirë Lumëbardhin. Akulli u jep shkëlqim e ngjyrat përthyhen në gurët përgjatë shtratit të këtij lumi, që ndan në dysh qytetin e moçëm të Prizrenit. Njësoj ndodh edhe me jazin, kryesisht prej dheu, që sjell ujin në mullirin me nam të Prizrenit.

Maliq Gërmizaj e ka trashëguar nga gjyshi i tij mullirin. 64-vjeçari nuk e ndal punën për shkak të ftohtit, por nga mirësjellja e ndal ujin nëpër jaz sa për të ndalur zhurmën që shkaktojnë gurët e çakallja e mullirit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kësisoj, krijon kushte për një muhabet që kthen pas kohën e kësaj tradite e flet për peshën që ka mulliri për Prizrenin e sotëm.

Në Lagjen e Tabakhanes, mbase më shumë se mulliri, famë ka pikërisht Tabakhania, objekti i së cilës është pothuajse i braktisur tashmë. Lëkura nuk përpunohet tash një kohë aty.

Derisa ndajnë oborrin, ani pse nuk kanë shumë lidhje për nga funksioni, Tabakhania dhe mulliri krijojnë një kompleks unik monumental në qytetin edhe ashtu me laramani të vlerave të trashëguara nga kultura materiale e shpirtërore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...