15 Janar 2017 - 11:22
Këtë zeje, që është e rrallë në Kosovë, për 15 vjet e kishin ushtruar në Itali. Atje kishin mësuar se si gdhendet ari, argjendi e mesingu, shkruan sot “Koha Ditore”.
U kanë dhënë formë qindra eksponateve, pjesë tash e pallateve të aristokracisë evropiane. Ata thonë se për asnjë moment nuk janë bërë pishman që e kanë lëshuar Italinë dhe janë kthyer në vendlindje, për ta vazhduar punën e tyre si biznes familjar.
Përpunimi artizanal i metaleve në Ferizaj vazhdon të jetë i rrallë, e shpeshherë i munguar në standardet moderne, por viteve të fundit vëllezërit meraklinj Fatmir e Xhemil Elezi po krijojnë figura unike e të qëndrueshme për shumë familje, që i duan ato si suvenir të çmueshëm në shtëpitë e tyre.
Fatmiri, si më i madhi, shpjegon odisejadën e tyre, si kishin emigruar së bashku me Xhemilin në Itali dhe si ia kishin dalë ta përvetësonin këtë zeje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...