Imami rocker i Turqisë

15 Janar 2017 - 09:40      

Imam është ai që udhëheq lutjet në xhami. Në Turqi nuk ka bërë vaki që ai të udhëheqë një bend të muzikës rock. Derisa Ahmet Muhsin Tüzer themeloi bendin “FiRock”, që kombinon elementet e rockut dhe të sufizmit në një mënyrë unike.

Unik është edhe rasti i muzikantit që nëpër botë njihet si “imami rocker”. Njësoj është edhe stili i tij i veshjes - me flokë të gjatë deri mbi supe e stolitë që bien në sy, shkruan sot “Koha Ditore”. Për angazhimin e tij në muzikë, Tüzer ka pasur telashe me shtetin e udhëhequr nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili vazhdon të imponojë agjendën konservative fetare.

Pas një koncerti që kishte dhënë në Portugali, Ministria e Çështjeve Fetare e Turqisë kishte konstatuar se Tüzer duhej dënuar. Pa pëlqimin dhe pa u konsultuar me të kishte marrë vendim që ta caktonte atë në pozitën e myftiut “oficer” në Balikesir.

Jeta e Tüzerit ka ndryshuar goxha shumë prej vitit 2013 e këtej. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, imami rocker që mori famë ndërkombëtare duke u paraqitur në media prestigjioze si “Huffington Post”, rrëfen historinë e tij të pazakonshme. Flet edhe për Turqinë - shtetin që po zbardh ditët nën ankthin e sulmeve terroriste... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...