Dje kam folur me Zotin

14 Janar 2017 - 21:36      

1. Më në fund u pa. Pas prerjes në besë, qytetërimin nuk e pyet kush për asgjë. Gabimet e Zotit janë tregim pikëllues. Plus-minus, të gjithëve nga një shkelm.

Për ta provuar edhe më të keqen hapet rruga për një humbje nga e cila nuk e dimë se ku të ndalemi. Kur kërkohet një dokument se je i gjallë, kush mund ta japë atë dëshmi, shkruan sot “Koha Ditore”. I pari refuzon të flasë. I dyti hesht. E i treti është i paqenë, sepse gabimet e rrezikshme shiten më shtrenjtë se fjala e Zotit.

2. Pas Luftës së Trojës dhe pasi ia futën zjarrin Pallatit të Teutës, dhe pasi filloi lufta për Irenën e bizantizmit të zi, “mes botës së vjetër që po vdes dhe të resë që nuk po mund të lindë”, duke shkelur mbi kufoma kush e zë pritën nuk mendon shumë, vret edhe engjëj.

Në rrafshin e lutjeve nuk ia vlen më të këndohet kënga patriotike. Ajo nga mashtrimet e shumta ka rënë në luftë dhe ka mbetur si legjendë. Tani po u ndalëm ku jemi na dalin shumë pyetje për të cilat duhet të japim përgjigje. Për ta shprehur kureshtjen e për të kërkuar vatër për t’u ngrohur shpejt u harrua edhe fjala e Zotit. Quajeni si ta doni.

Ka filluar mbrapsht. Po vazhdon mbrapsht. Kur për shumë gjëra flitet pak jo nga frika, por nga besimi derisa frika hesht. Shikoni, në mos frikës i ka humbur besimi. Për pastrimin e moralit herët është të flasim. Në fillim të shekullit. Te kufijtë e dëshpërimit. Ndoshta do të bëhet mirë!

3. Çmenduria mashtruese nuk është sëmundje. Mbidoza e dashurisë për jetën dëshiron ta harrojë luftën, e në anën tjetër nuk mund të jetojë pa luftën. Do të ishte më mirë po të ishte ndryshe. Përtej asaj që është e lejuar, kur ëndrrat e humbin rrugën, nga frymëmarrja e kuptoj se shqiptari im është mësuar të jetojë me luftë. Është i aftë ta nisë luftën, ta humbë luftën, dhe ta harrojë lirinë. Si gjithçka tjetër kur historia vonohet. Aty ku është e ndaluar të ndalet, ndalet. Vret kohën.

Nga maskarada që i vjen si provokim kalon kufirin. Po më vjen keq ta them, por nga patriotët e rrejshëm, patriotët sojli, shumëkujt i thyhet krahu, i thyhet dora... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...