“Lojë e pafund” në luftë me të keqen

14 Janar 2017 - 19:34      

E vetme në skenë aktorja Sheqerie Buqaj shpalos botën e brendshme të personazhit të saj, Norës, në një rol që publiku nuk është mësuar ta shohë.

Sfidat, krizat dhe konfliktet e brendshme me të cilat Nora përballet e bëjnë që jeta t’i kalojë përpara syve si një përmbledhje kujtimesh të dhimbshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Sa herë që mundohet të ngrihet e të arsyetojë gjendjen e saj, një zë imagjinar, të cilin vetëm ajo e dëgjon ia përplas realitetin për fytyrë. Një realitet që ajo nuk mund ta përballojë.

Lajthitja, është fjala adekuate që e përshkruan gjendjen e saj. Krejt në fillim kur ajo ndërron fustanet e bashkë me to edhe sjelljet, sikur paraqet mëtimet për të gjetur identitetin në botën e saj të vetmuar në dhomën e mbushur me pasqyra.

Vetëm kur ka përballë portretin e saj e pranon gjendjen në të cilën është: e vetmuar, e humbur dhe në luftë që ta mbajë mendjen të kthjellët. Ajo është rritur në një familje ku zëri i saj nuk është dëgjuar, një baba në pushtet e i rëndësishëm për të tjerët, por jo i pranishëm për familjen, një i dashur që e ka braktisur kur ajo në barkun e saj ka mbajtur një foshnjë.

Humbja e krejt këtyre dhe paradokset e së kaluarës bashkë me ato të së sotmes e bëjnë që ajo ta vërë në pikëpyetje dëshirën për të jetuar. Kalimi prej së qeshurës në vaj, vallëzimit në rrëzim, realiteti në fantazi, janë emocionet nëpër të cilat Buqaj kalon me rolin e saj. Dhe këtë e bën gjatë tërë shfaqjes “Lojë e pafund”.

Kjo monodramë e autorit Besim Rexhaj mbyll trilogjinë e tij “Vorbulla”, e cila të enjten në skenën e teatrit “Dodona”. Ky tekst psikologjik u inskenua nën regji, skenografi dhe përzgjedhje muzikore të Fadil Hysajt. Leximi që Hysaj i bëri kësaj monodrama, vuri në pah thellësinë e tekstit. Në këtë formë shfaqja kalon në një dimension tjetër. Përmes vuajtjeve të Norës, paraqitet edhe një realitet tjetër. Ai i shoqërisë kosovare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...