Lamtumira me këngë për Anida Taken

14 Janar 2017 - 17:50      

Përtej dhimbjes për shuarjen e jetës së Anida Takes, kësaj zonje të këngës shqiptare, emri i saj do të kujtohet përgjithmonë si artistja që bëri historinë.

Të afërm, miq e kolegë bënë homazhet për artisten e mirënjohur në hollin e Radio Tiranës duke e përcjellë me këngët e repertorit të saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Artistja është kujtuar për kontributin e madh që i dha artit muzikor shqiptar dhe si një ndër ato të rralla artiste që këndoi “live” deri në fund të jetës së saj, duke bërë një prezantim dinjitoz të këngës shqiptare, në koncertet e dhëna në Rusi, e Rumani gjatë vitit 1957, në Bullgari e Hungari me 1958, si dhe Kinë, Vietnam e Kore më 1961.

Take u shua mbrëmjen e 12 janarit në moshën 83-vjeçare duke lënë prapa një repertor prej 750 këngësh. Këngëtarja e madhe spikati që në moshë të re për vokalin e saj të veçantë, atë zë të kadifenjtë që shoqëroi dhe frymëzoi breza artistësh.

Deri në fund të jetës së saj artistike, artisja e muzikës së lehtë shqiptare është duartrokitur fort e me dashuri nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Ajo së bashku me të paharruarin Agim Prodani, krijuan jetën e tyre në këngë. Fatkeqësisht, disa prej perlave të interpretuara prej saj nuk ekzistojnë më në Fondin Shqiptar të Muzikës.

Kolegë, kryesisht këngëtarë, por edhe artistë të skenës e teatrit, shumë prej tyre me lot në sy, pas homazheve, në dalje kanë dhënë vlerësimet për këngëtaren e njohur të muzikës së lehtë shqiptare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...