Një shekull nga “Ylli i Mëngjezit”

14 Janar 2017 - 13:38      

Numri i parë i revistës “Ylli i Mëngjezit” doli më 15 janar 1917. Kishte 32 faqe me editore Parashqevi Qiriazi.

Ajo, poshtë titullit të revistës jo pa qëllim theksonte karakterin kombëtar, duke e paraqitur atë para lexuesve të huaj dhe bashkatdhetarëve, si “revistë dyjavore shqiptare, kushtuar ndriçimit dhe naltësimit të popullit shqiptar”, e cila revistë u botua në koloninë shqiptare të Bostonit - në ShBA.

Deri në atë kohë, asnjë organ i botuar brenda apo jashtë Shqipërisë (siç botoheshin revista në kolonitë shqiptare në Itali, Turqi, Rumani, Egjipt, ShBA, Shqipëri e gjetiu) nuk drejtohej nga një grua shqiptare, siç ishte Parashqevi Qiriazi, shkruan Hanëmshahe Ilazi në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Ishte e shkolluar në Kolegjin - Fakultetin e Letërsisë në Stamboll (1904), ndërsa studimet pasuniversitare në Oberlin (ShBA - 1912), delegatja e vetme femër në Kongresin e Manastirit (1908), gjithashtu delegatja e vetme femër në Konferencën e Paqes në Paris (1919 – 1920), editorja e parë femër dhe edhe e shumë veprave të tjera si femra e parë. Nga kjo pikëpamje, ajo përbënte rastin e vetëm në historinë e publicistikës shqiptare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...