Demaskimi me “Shtatë persona ndjekin autorin”

14 Janar 2017 - 12:26      

Vepra “Shtatë persona ndjekin autorin” u botua fillimisht në vazhdime në revistën letrare “Jeta e re” në Prishtinë, gjatë viteve 1974 – 1975, dhe më 1975 u shtyp edhe si libër.

Për të marrë vesh kërshërinë që zgjoi kjo vepër në opinionin lexues, mjafton të përmendim për fillim faktin që kjo vepër u ribotua në Prishtinë edhe tri herë të tjera: më 1979, 1989 dhe 1990, shkruan Hashim Baftiari, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Vepra “Shtatë persona ndjekin autorin” është një roman satirik që thyen konvencat tradicionale teoriko-letrare në lidhje me fabulën, kompozicionin, por edhe me titullin.

“Titulli i veprës ‘Shtatë persona ndjekin autorin’ të Ramiz Kelmendit thyen iluzionin tradicional mbi romanin, sipas të cilit bota e formuar letrare mu¬nd të jetë e tillë vetëm ashtu siç paraqitet në vepër dhe në të cilën personazhet realizohen si qenie njerë¬zore deri në atë shkallë që paraqesin një fakt të kryer. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...