14 Janar 2017 - 12:24
Në këtë sfond, grimca jete në shuarje iu nënshtruan prehjes e amshimit.
Mark Twain do të thoshte se shkoi në parajsë për klimën, e unë, në këtë rast, me të drejtë do të pajtohesha me të, shkruan Serafina Lajçi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Shkrimtari ynë nuk e donte ftohtësinë. Dashuronte ngrohtësinë, e burimin e saj e kishte në zemër, në mendje e shpirt.
Ramiz Kelmendi kishte konceptin e Whitmanit se çfarëdo që e kënaq shpirtin është e vërtetë, dhe e vërteta e tij qe dashuria për jetën, njerëzit dhe letërsinë.
Për herë të parë e takova “Në lulishten e qytetit” (tregim, 1955). Kjo “lulishte” u bë frymëzimi im, dhe meqë Baci Ramiz ishte shumë bujar e dashamirës, më ftoi në “rrugëtimin” e tij, për të m’i treguar “Lypësat në lulishte” (1957), e megjithatë për të më thënë se jeta nuk është vetëm “Bardh e zi” (1957). Isha e re atëherë, por, megjithatë, e ndieja fjalën e artikuluar bukur. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...