14 Janar 2017 - 13:22
“Edhe fëmijëria ime më doli vërtet e vonuar. Sepse kur duhej të isha fëmijë, unë bëra jetën e të rriturve. E pastaj, në adoleshencë e me vonë, jo rrallë e kam zënë veten duke bërë bëma fëmijërore”, kishte deklaruar Ramiz Kelmendi, mësuesi im dhe i shumë gjeneratave të gazetarëve tanë, në 80-vjetorin e jetës së tij.
Ka ardhur koha që kujtimet tona të mos i masim me vite, por me copa të shekujve që po rrokullisen, duke gëlltitur fëmijëri, adoleshenca dhe mosha të shkuara, kështu siç i ndodhi jo vetëm Ramizit, por edhe shumë të tjerëve që e ruajtën idealin e atdhedashurisë para furtunave e acareve të pamëshirshme ndër dekada.
E di se Ramizi po na dëgjon. Po të kishte mundësi ndoshta do të reagonte me atë stilin e tij të prerë: “O mjaft më me fjalime, se na çmendët. Kthehuni në jetë”.
I tillë ka qenë edhe para më shumë se gjysmë shekulli kur Ramizi ishte, dhe ngeli, gazetari-reporter ndër më të mirët në shqiptari, e ne njomakët – nxënësit e tij që ende sa kishim filluar të drejtonim gozhda në profesion, e kishim idhull, mësues, kritik e mbi të gjitha shok, pa dallim moshe.
Asnjëherë nuk vinte në redaksinë e “Rilindjes” duarthatë. E sillte të palosur reportazhin e shkruar në shtëpi, herët në mëngjes. E kishte zakon të thoshte se vetëm në ag makina e shkrimit mund ta përcjellë shpejtësinë e mendimit e të ndjenjave. (Artikullin e plotë të Nehat Islamit mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...