14 Janar 2017 - 12:14
Meqë ra fjala te vargjet, më mbeti në kujtesë udhëtimi i tij me tren; një udhëtim që ta falë kohën e tepërt, kur rruga të duket shumë e gjatë, mbase e lodhshme, pavarësisht se në kupe treni janë të gjitha mundësitë e pushimit: në daç lexo, në daç fli, po që se gjen hapësirë t’i shtrish këmbët, e aq më këndshëm – ndonjë bisedë e rastësishme, dhe kur në atë bisedë, për shembull, e rastësishme gjendet edhe ndonjë nga dobësitë e Ramiz Kelmendit, dua të them – ndonjë i gjinisë tjetër, atëherë treni ecën edhe nga dyqind kilometra në orë, dhe e shkurton rrugën e dëshiruar që të jetë sa më e gjatë.
Por Ramizit i ndodh të pëlqejë kapërcimin e asaj rruge sa më shpejt, se në kupe, e ka edhe të rastësishmit, me të cilët bisedon dhe, në bisedë e sipër, e matë pulsin e bashkudhëtarëve që ishin vetëm dy, njëri të cilin e njihte kaherë, dhe tjetri që kishte nge dhe fliste e fliste, duke treguar se i njihte autoritetet e kulturës dhe të artit, dhe në atë mëhallë të të njohurve të tij u njihte edhe Ramizin.
- E njeh edhe Ramiz Kelmendin? – i thotë Ramizi, pasi që bashkudhëtarit të dytë me të cilin njiheshin mirë, ia bën me shenjë që të mos reagojë, dhe ai e kupton qëllimin e Ramizit dhe e dëgjon në heshtje dialogun.
- Sigurisht që e njoh, Ramizin e kam mik. Ai është shkrimtar shumë i mirë, vjershat e tij janë fenomenale... – ia kthen tipi.
Në të vërtetë Ramiz Kelmendi nuk ka shkruar kurrë poezi. (Artikullin e plotë të Ibrahim Kadriut mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...