Pena që la gjurmët e një epoke

14 Janar 2017 - 11:01      

Thoshim e shkruanim edhe për të gjallë të tij: Mjafton të përmendet vetëm emri Ramiz Kelmendi dhe ai secilit dashamir të librit do t’i vinte përpara, në mendje e para syve, me tregimet e rrëfimet e tij letrare, me romanet e dramat, me reportazhet e publicistikën që bëjnë histori, me stilin që të rrëmben e gjuhën filigran e aq të pasur.

Në një përvjetor të jetës e të krijimtarisë së Ramiz Kelmendit, si një mikun e tij, për shumë vite edhe kolegun nga i cili mësova zejen e gazetarisë, më thanë të flisja për të, të shpalosja kujtime dhe ndonjë vlerësim, shkruan Zenun Çelaj, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Dhe ndërsa po meditoja për njërin nga emrat më të veçantë të letërsisë dhe të gazetarisë në Kosovë, me vetveten nisa të debatoj të flas më shumë për Ramizin gazetar, apo letrar, pedagog apo menaxher, ndoshta për Ramizin veprimtar të çështjes kombëtare?

Edhe sot përballem me këto mëdyshje. Megjithatë është thuaja e pamundur të ndahet Ramizi nga cilado nga këto fusha, në të cilat gjatë këtyre dekadave të jetës e të veprimtarisë la gjurmë të pashlyeshme, shumë domethënëse.

Të tillë e njoha qe para shumë dekadash, që kur qesh i nderuar të jem kolegë, mbi të gjitha shok, me Ramizin, fillimisht ai gazetar në zë e unë një fillestar dhe i pasigurt se do të mund të përballoj këtë sfidë jetësore. (Artikulline plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...