MKRS-ja me Memorandum Bashkëpunimi me Vitinë

13 Janar 2017 - 14:08      

Në kuadër të investimeve kapitale të MKRS-së për këtë vit, në përmirësimin e infrastrukturës kulturore në Kosovë, sot, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për realizimin e projektit kapital “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Viti”. Ky projekt do të ketë mbështetjen financiare nga MKRS-ja në vlerë prej rreth 310 mijë eurove. Ndërsa, Komuna e Vitisë merr përsipër të investojë 15 mijë euro në renovimin e shtëpisë së kulturës, investim i cili do të realizohet në vitin 2017.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, tha se ky investim do të shërbejë që komuniteti artistik dhe dashamirët e kulturës në Viti të kenë një hapësirë moderne në shfrytëzim për interesat dhe në të mirë të qytetarëve.

Gjithashtu, Shala u shpreh se, ministria përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale në fushën e kulturës nëpër komunat e Kosovës, po mundohet që të krijojë kushte sa më të volitshme për artistët, që ata të prezantojnë krijimet e tyre.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, e falënderoi ministrin Shala, për përkrahjen që ministria po jep për Vitinë, dhe u shpreh se me këtë investim, shtëpia e kulturës në Viti do të ketë një pamje të re dhe do të shërbejë për aktivitetet e shumta kulturore që organizohen në komunën e Vitisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...