12 Janar 2017 - 14:07
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se veprat e përkthyera nga Ramiz Kelmendi bënë që kultura jonë gjuha shqipe të gjejë vlerat më të larta në botë. Për shkrimtarin Kelmendi foli edhe kryeministri Isa Mustafa i cili tha se Kelmendi dha shumë për letërsinë shqipe.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova ka humbur një intelektual i cili me përkushtim shumë të madh punoi për vendin tonë.
Ai tha se si Kelmendi la shenja në rrugën kulturore e arsimore, si shkrimtar, publicist e gazetar.
Ndërkaq në emër të familjes ka folur Migjen Kelmendi, sipas të cilit babi i tij Ramiz Kelmendi mbi të gjitha ka shprehur dashuri të madhe për të gjithë.
Para kësaj mbledhje shumë qytetarë kanë bërë homazhe në nderim të Kelmendit, i cili vdiq të mërkurën në moshën 86-vjeçare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...