12 Janar 2017 - 13:51
I ndjeri, në letrat shqipe mbahet ndër mend si përkthyer i krijimtarisë franceze, sidomos i poezisë dhe si kritik letrar.
Në Fakultetin Filologjik, atëherë Filozofik, Raifi ka ligjëruar Letërsinë frënge.
Mensur Raifi është lindur në Vushtrri në vitin 1938. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Mitrovicë, degën e Gjuhës dhe të letërsisë frënge në Beograd, ndërsa e doktoraturën në Zagreb.
Një kohë punoi në të përditshmen “Rilindja”, në rubrikën e kulturës
Raifi ka botuar disa libra me kritikë letrare dhe studime për letërsinë.
Ka përkthyer në shqip Bodelaire, Rimbaut, Verlaine e poetë të tjerë francezë.
Ka botuar libra: Mbi poezinë bashkëkohore shqiptare (1977), Mbi prozën bashkëkohore shqiptare (1978), Fan Noli dhe Migjeni (1979, Polemika letrare (1981), Lasgushi, Noli, Migjeni (1986), Fan Noli dhe çështja e Kosovës (1995), Mozaik letrar (1998).
Mensur Raifi në Kanada jetonte nga viti 1999.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...