Në janar “Guiness” certifikon veprën e Stratit [video]

10 Janar 2017 - 12:46      

Mozaiku unikal me portretin e Shën Terezës, që është finalizuar në ditën madhështore të shqiptarëve nga artisti Saimir Strati, brenda muajit janar pritet të certifikohet nga autoritet e Librit të Rekordeve, me seli në Londër.

Rekordmeni Strati ka javë që ka depozituar dokumentacionin e nevojshëm te autoritetet e librit të rekordeve, në mënyrë që për të dhjetën herë emri i tij të shkruhet në librin “Guiness”, raporton KTV.

Kjo vepër, e cila është e përbërë nga një milionë e gjysmë kapëse teli, tashmë është futur në kategoritë e reja të Librit të rekordeve, ndërsa Strati beson që brenda muajit të parë të vitit do të jetë përsëri në vargun e rekordeve.

“Paqja fillon me një buzëqeshje,” është ky një nga mesazhet më të njohura të Shën Terezës, të cilin artisti Strati e ka stampuar në gjuhën angleze, në këtë vepër e cila u ndërtua vetëm për njëzet e tetë ditë.

Ky mozaik do të jetë pjesë e eksponateve të Muzeut të Kosovës dhe do të propozohet që të futet edhe në listën e përhershme të trashëgimisë kulturore të vendit dhe të trajtohet si aset i mbrojtur i shtetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...