Foto: Koha

Teatri synon t’i rikthejë kompetencat për çmimin që ia mori Ministria

10 Janar 2017 - 10:05      

Teatri Kombëtar i Kosovës synon që t’i rikthejë kompetencat për çmimin për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”.

Çmimin që llogaritet si stimulimi i vetëm që shteti bën për dramën shqipe e kishte përvetësuar Ministria e Kulturës në vitin 2013, shkruan sot “Koha Ditore”. Kësisoj, konkursi i ishte marrë institucionit më të lartë teatror 20 vjet pasi TKK-ja e rikthei atë.

Pos kësaj, TKK-ja synon që me rikthimin e çmimit nën administrim të hapë edhe kufijtë, duke iu dhënë të drejtë të konkurrojnë edhe shqiptarëve jashtë shtetit të Kosovës. E inskenimi i dramës që fiton çmimin e parë është një tjetër problem që kërkon zgjidhje.

Në konkursin që është mbyllur në muajin e kaluar kanë konkurruar 24 drama. Ky shihet si një numër inkurajues, pasi vitin e kaluar konkurruesit ishin përgjysmë më pak... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...