Foto: Reuters

Meryl Streep sulmon Trumpin në ceremoninë e Golden Globe

9 Janar 2017 - 10:24      

Aktorja e njohur fituese e tre herë çmimeve Oskar ka sulmuar presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit në Golden Globe.

Edhe pse nuk i përmendi emrin pothuajse në të gjithë fjalën e saj Meryl Streep sulmoi sjelljen dhe politikat e tij të cilat legalizojnë ngacmimin.

“Instikti i fyerjes kur nxitet nga një person i fuqishëm në një platformë publike, shkon tek jeta e çdo njeriu të thjeshtë. Mos respektimi sjell mos respekt. Dhuna nxit dhunën”, është shprehur ajo.

Streep, 67 vjeçare tha se ishte habitur gjatë fushatës presidenciale kur kandidati republikan imitoi reporterin e New York Times, Serge Kovaleski, transmeton Ora News.

Presidenti i zgjedhur i cili në më pak se dy javë do të bëjë dhe betimin e quajti aktoren një “të dashuruar pas Hillaryt” në një intervistë telefonike për New York Times.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...