“Fences” në ekranin e madh, me Denzel Washington

8 Janar 2017 - 22:45      

Troy është një punëtor krahu nga Pittsburgu. Ai flet për jetën dhe shanset e humbura sepse e di ç’do të thotë të humbësh. Një lojtar premtues bejsbolli që nuk arriti asnjëherë të bëhet pjesë e kampionateve të rëndësishme.

Atë çfarë nuk bëri dot në jetë, e bën në shtëpi, duke kujtuar gjithnjë se kush komandon. Marrëdhënia e tij me djalin e vogël Cory është pak të thuhet kontradiktore.

Aktrimi i mirë e ka bërë Denzel Washington pretenduesin kryesor për t’u propozuar për “Oscar”. Portreti i Troyit nxjerr në pah ndarjet raciale që ekzistonin në Amerikën e viteve 50.

Russell Hornsby, i cili luan në rolin e djalit të madh Lyons, një muzikant në përpjekje, në rivalitet për të fituar respektin e të atit, thotë për “Zërin e Amerikës” se sikurse në rol, filmi hedh një vështrim mbi marrëdhëniet babë e bir në familjen afrikano-amerikane.

“Ai është në kërkim të dashurisë dhe familjes, të pranohet dhe të mbështetet nga i ati. Historikisht shumë meshkuj me ngjyrë kanë jetuar pa këto, ndaj dhe ndonjëherë janë të dërrmuar e kokulur”, thotë Hornsby.

Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” Denzel Washington thotë se filmi dhe personazhet e tij e kanë fituar garën:

“Tema e filmit është universale. Qëndron përtej së bardhës dhe të zezës, mbërrin tek gruaja dhe burri, babai dhe djali, nëna dhe i biri”.

E njëjta gjë vlen sipas tij edhe për karakterin e brendshëm të Troyit. Ai nuk përcaktohet prej ngjyrës së tij të lëkurës, por shkon drejt e në bërthamën dhe psiqikën e tij si qenie njerëzore.

“August Wilson ka sjellë një kryevepër, një nga shfaqjet më të mëdha në historinë amerikane. Është nder që m’u kërkua të aktroj, është nder ta prodhoj, të jem regjisor dhe të jem pjesë e saj”, thotë Denzel Washington.

Viola Davis ofron një aktrim të denjë për një “Oskar” në rolin e Roses, gruas së Troit, aty ku ai mbështetet.

Filmi “Barrierat” ka shanse për të fituar disa çmime “Oskar”, veçanërisht pas vitesh kritike se akademia e çmimit prestigjioz i ka injoruar njerëzit me ngjyrë. Por, Hornsby thotë se çmimet nuk janë në mendjen e aktorëve.

“Ta themi ndershmërisht, kemi fituar tashmë. Na bën fitimtarë thjesht fakti që jemi ulur përpara jush dhe që e kemi përfunduar filmin, që njerëzit të mund ta shohin e të jenë dëshmitarë të gjenielitetit të August Wilson”, thotë Russell Hornsbye.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...