8 Janar 2017 - 16:56
Pas hetimeve rreth këtij rasti, kamioni i përdorur për sulmin mund të bëhet pjesë e koleksionit të terrorit të Shtetit Islamik në njërin prej muzeve më të popullarizuara gjermane, Muzeut të Historisë Bashkëkohore në Bonn, shkruan “Koha Ditore”.
“Muzeu merret me çështjet e historisë bashkëkohore dhe bazuar në këtë mbledh edhe objekte”, ka thënë zëdhënësi i Muzeut, Peter Hoffmann, i cili ka shtuar se terrori tashmë është bërë pjesë e historisë aktuale të Gjermanisë dhe Shteti Islamik është relevant në këtë kontekst.
Hoffmann ka thënë se Muzeu nuk ka bërë ndonjë hap që ta ketë kamionin ose ndonjë pjesë të tij në koleksionin që posedon.
“Nuk kemi marrë një iniciativë të tillë, as nuk kemi bërë ndonjë kërkesë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...