7 Janar 2017 - 19:35
Kësisoj Galeria Kombëtare e Kosovës për një muaj do të ofrojë shumë dritë midis pikturave të Alush Shimës. Ekspozita e hapur të premten mbrëma me titullin “Në zgjerim të intimes” me kurator Parid Teferiçin vjen edhe si përshkrim i veprimtarisë jetësore të Shimës në pikturë, shkruan “Koha Ditore”.
Peizazhet, natyrat e qeta e portretet e ekspozuara e ndajnë në dy kohë veprimtarinë e artistit: në atë gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri dhe pas rënies së tij. Qytetet e hapësirat shqiptare që tash zënë vend edhe në mediat më prestigjioze botërore për bukurinë që paraqesin, janë pjesë e tablove të Shimës.
Midis një artisti që s’i përshtatej kurrsesi realizmi socialist dhe atij që bëri bujë me veprat e tij jashtë kufijve shqiptarë pas rënies së komunizmit, Shima vjen si artist që i do ngjyrat. Në vitin 1974, kur Shqipëria vetëm kishte nisur të hynte në ditët më të vështira të diktaturës, ai punoi veprën “Kolltuk me libër arti”.
Me ngjyra jo fort të ndezura, Shima që në demokraci ishte edhe drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, ka paraqitur një kolltuk që mban një libër të hapur arti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...