7 Janar 2017 - 17:33
Në vendin ku veproi e cilësojnë damë e legjendë e skenës, e për ata që e njohën nëpërmjet ish-bashkëshortit të saj, ajo ishte një zonjë e vërtetë dhe në jetë, shkruan “Koha Ditore”.
Faruk Begollit nuk i pëlqente të fliste për dashurinë nga fundi i jetës së tij. Por pak para se të vdiste e kishte hapur zemrën.
“N’këto vitet e fundit nuk flas ma për dashuninë, sepse ka ekzistue nji dashuni e vërtetë dhe, si rezultat i saj, edhe nji martesë. Jemi kanë 17 vjet bashkë. Ajo e ka mbajt mbiemnin tem. Por, kur mbaron, mbaron, fatkeqësisht. Kena mbetë shokë. Ndigjohemi n’telefon kohë mbas kohe. Ma së shpeshti jena ndigjue gjatë luftës…”, kishte rrëfyer ai.
Kujtdo që e ka lexuar monografinë e vitit 2007 të dramaturgut Jeton Neziraj për Begollin do t’i kujtohet se paragrafi rrëfen një pjesë të historisë së aktorit të njohur dhe një balerine nga Serbia, që për gati dy dekada qe bashkëshorte e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...