“Kështjella” me tri versione në arabisht

8 Janar 2017 - 07:20      

Në botën arabofone, deri vonë, mbretëroi një anarki në përkthime, deri kur shumica shteteve arabe aprovuan ligjet për të drejtat e autorit.

Kështu deri vonë ka mundur çdo kush, kur i pëlqente diçka, ta përkthente e ta botonte atë pa dijeninë e autorit, sidomos kur autori ishte në modë dhe çdo libër i tij shkonte mirë në shitje, shkruan “Koha Ditore”.

Për shembull, kemi 10 përkthime të ndryshme të romanit të njohur të Ernest Hemingway, “Plaku dhe deti” gjatë 80 vjetëve të fundit, kuptohet të gjitha nga anglishtja. I fundit doli më 2015 nga Ali Sultan me arsyetim se përkthyesi i Hemengwayit duhet të jetë njohës i mirë ose specialist në krijimtarinë e autorit.

Edhe me shkrimtarin tonë të njohur Ismail Kadare kemi këso “anarkie” në botën arabofone, madje romanet e tij me dije e pa dije të autorit u përkthyen prej disa gjuhëve, e jo vetëm prej origjinalit sikurse në rastin e Hemengwayit.

Është e vërtetë se romani i parë që e afirmoi Kadarenë në botë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, u përkthye nga origjinali dhe u botua në Damask qysh më 1981... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...