Nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu deri te Rilindja Kombëtare Shqiptare

7 Janar 2017 - 15:08      

Kuvendi i Lezhës paraqitet si bashkim ose besëlidhje kombëtare dhe nuk potencohet askund se në këtë kuvend kishte edhe sundimtarë të familjeve të etnive të tjera, siç ishte familja Crnojeviq. Nuk përmendet se babai i Skënderbeut ishte i martuar me një grua nga një derë shumë e njohur serbe, Vojsava Brankoviq, e as që fëmijëve u kishte vënë emra bizantinë ortodoksë e sllavë.

Kryengritjet e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane në periudhën 1443-1468, të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, bënë që shqiptarët për herë të parë të mbërrijnë në vetëdijen e Perëndimit, shkruan Shkëlzen Gashi, në pjesën e katërtë të serisë “Tekstet mësimore të historisë të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, botuar në Koha Ditore. Këto nuk ishin kryengritjet e vetme, por falë figurës karizmatike të Skënderbeut, ishin kryengritjet më të forta të të krishterëve në Ballkan.

Duhet thënë se, me përjashtim në tekstet e Shqipërisë, nuk pohohet askund se Skënderbeu u arratis prej Sulltanit e u kthye në Krujë, duke shfrytëzuar vështirësitë e osmanëve në kohën e luftës së viteve 1443-44, gjatë betejës me hungarezët në Nish, dhe duke i marrë sekretarit të Sulltanit një dokument me vulë të Sulltanit, sipas të cilit Skënderbeu emërohej sundimtar i Krujës.

Heshtja e motiveve fetare të kryengritjeve

Kryengritjet e Skënderbeut, ndonëse ishin zhvilluar në një territor të vogël dhe kryesisht në male e jo në qytete, ishin të përmasave të jashtëzakonshme, ngaqë kishin përballë perandorinë më të madhe të kohës.

Por, këto kryengritje ishin bërë të mundshme, mes të tjerash, falë vasalitetit të Skënderbeut karshi shteteve italiane, që në tekstet e Kosovës dhe të Shqipërisë, por edhe në ato të Maqedonisë, paraqitet si aleancë, kurse në ato të Serbisë e të Malit të Zi nuk paraqitet fare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...